Franca në valën e tretë/ Rikthehet izolimi dhe në Poloni, Gjermani në alarm

Në Francë, izolimet hynë në fuqi nga mesnata e të premtes. Trenat që linin Parisin për pjesë të tjera të vendit ku kufizimet nuk aplikohen, si Bretanja dhe Lioni, ishin të rezervuar tërësisht në orët para se masat të hynin në fuqi.

Ndërkohë që bllokime trafiku u raportuan në shumë rrugë dalëse nga qyteti. Kufizimet e reja nuk do të jenë aq strikte sa izolimet e mëparshme, me njerëzit që lejohen të dalin jashtë për ecje apo vrapim. Bizneset jo të domosdoshme janë mbyllur por shkollat mbeten të hapura bashkë me parukeritë, nëse ato ndjekin një protokoll të caktuar shëndetësor.

Ndërsa në Poloni, dyqanet jo të domosdoshme, hotelet, si edhe ambientet kulturore dhe sportive janë tani të mbyllura për tre javë. Vendi ka regjistruar rritjen më të madhe të rasteve ditore që nga nëntori.

Rastet e koronavirusit janë në rritje të konsiderueshme edhe në gjermani, me kancelaren Angela Merkel që ka paralajmëruar se vendi duhet të ngrejë tani frenat e emergjencës dhe të rikthejë masat.

Ndërkohë, procesi i vaksinimit në Evropë vazhdon të jetë i ngadaltë për shkak të mungesës së furnizimeve por edhe pezullimit në disa vende të përdorimit të vaksinës së oksfordit dhe Astrazeneca-s. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Franca në valën e tretë/ Rikthehet izolimi dhe në Poloni, Gjermani në alarm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *