Europa përballë rritjes së rasteve me COVID-19

Këtë javë, 465 300 kontaminime të reja janë regjistruar çdo ditë në botë. Përveç Afrikës dhe Lindjes së Mesme, të gjitha rajonet e tjera kanë regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19, +34% në Azi, +18% në Europë, +15% në SHBA/Kanada dhe +5% në Amerikën Latine/Karaïbe.

“Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në shtetet anëtare të BE-së, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel vendosi që një samit i BE-së parashikuar për të enjten dhe të premten të mbahet me videokonfrencë, sipas një zëdhënësi.

Të shtunën, disa mijëra persona manifestuan në disa vende të Europës, si Gjermani, Holandë, Austri, Bullgari, Zvicër, Serbi, Poloni, Francë dhe Britani e Madhe,  si dhe në Kanada, kundër “dikataturës” së kufizimeve shëndetësore kundër pandemisë.

Të paktën 36 persona u arrestuan dhe disa policë u plagosën në Londër gjatë një manifestimi. Në Casel, në pjesën qendrore të Gjermanisë, përplasje kanë ndodhur dhe forccat e sigurisë kanë përorur gaz me piper, shkopinj gome dhe topa uji.

Kjo valë pakënaqësie përkoi mne hyrjen në fuqi të shtunën të një kufizimi të tretë në një vit për 21 milionë francezë, përfshirë dhe parizianë.

Në Francë, ky kufizim është më i lehtë se ai i marsit 2020. Ndryshe nga kufizimet e mëparshme, francezët mund të dalin pa asnjë limit kohëzgjatjeje, por në një rreze të kufizuar prej 10 kilometrash.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

129 thoughts on “Europa përballë rritjes së rasteve me COVID-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *