Kosova regjistron 16 viktima dhe 827 raste të reja me COVID-19

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 1.776.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se janë regjistruar edhe 827 raste të reja me koronavirus, bazuar në 5.049 mostra të testuara.

Sëmundjen e kanë mundur 518 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar 83.012 raste me koronavirusin e ri, prej të cilëve 68.601 janë shëruar.

IKSHPK raporton se aktualisht janë 12.635 raste aktive

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *