Më shumë borë në Mavrovë, më ftohtë në Kodër të Diellit

Gjatë natës dhe këtë mëngjes në vend ka pasur kryesisht re dhe reshje, të cilat kanë qenë kryesisht reshje bore, transmeton Alsat. Sasi më e mëdha e sedimenteve të ujit deri në orën 01:00 është matur në pjesët perëndimore të vendit. Mëngjesin e sotëm reshjet e dëborës janë me intensitet më të ulët, ndërsa erë më e fortë po fryn në vendet më të larta në Pelagonij, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik.

Sipas matjeve të orës 07:00 në mëngjesin e sotëm, shtresa më e lartë e borës, respektivisht shtresë prej 40 cm është regjistruar në Mavrovi Anovi, në Krushevë ka 39 cm borë, 33 në Gjurishte, 31 në Kodër të Diellit dhe Pozharane, 26 në Dibër, 24 në Topolçani , 20 në Manastir dhe Pretor, 15 në Kumanovë, 14 në Prilep, 11 në Tetovë, 10 cm në Berovë, shtatë në Shtip, katër në Kriva Pallankë dhe 1 cm dëborë është regjistruar në Demir Kapij.

Sedimentet më të mëdha të ujit në 24 orët e fundit janë regjistruar në Pozharane, 34 litra për metër katror, ​​29 në Krushevë, Dibër dhe Pretor, 28 në Shkup-Zajcev Rid, 27 në Tetovë, 26 në Vinicë, 25 në Manastir dhe Kumanovë, 24 në Gjurishte, 21 në Shkup-Petrovec dhe Prilep, 20 litra për metër katror janë regjistruar në Shtip, 19 në Gjevgjeli, 12 në Berovë, 11 në Strumicë dhe nëntë në Dojran, Kriva Pallankë dhe Ohër.

Sipas Institutit Hidrometerologjik këtë mëngjes është matur temperatura më e ulët, gjashtë gradë nën zero, në Kodër të Diellit, Temperaturat minus janë matur edhe në Mavrovo (-4), Krushevë (-3) dhe në Dibër, Berovë dhe Prilep (-1).

Zero gradë është matur këtë mëngjes në Ohër, Shtip, Shkup-Petrovec, Pretor, Shkup-Zajcev Rid, Kumanovë, Demir Kapij, Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir ndërsa mbi zero janë regjistruar temperatura në Vinicë (1 gradë), 2 në Strumicë, 3 gradë në Gjevgjeli dhe 4 në Dojran.

Për ditën e sotme parashikohet mot me vranësira, me reshje të herëpashershme të borës në male dhe në vendet më të larta. Në juglindje, do të bjerë shi, ndërsa në pjesët e poshtme të vendit herë pas here do të kthehet nga shiu në dëborë, sidomos natën dhe në mëngjes. Do të ketë reshje më të dendura në pjesët perëndimore dhe veriore ndërsa një erë e fortë veriore do të fryjë rreth Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 9 gradë.

Në Shkup do të kemi mot me vranësira dhe mot të ftohtë me shi të herëpashershëm, i cili në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesë të luginës do të shndërrohet në dëborë. Temperatura maksimale do të arrijë vetëm 4 gradë Celsius. alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *