Në fund të vitit 2020, shkalla e papunësisë 16.4 përqind

Shkalla e papunësisë në vitin 2020 ishte 16.4 përqind, sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave.

Sipas të dhënave të publikuara për vitin 2020, numri i popullsisë aktive në Republikën e Maqedonisë Veriore është 950 858 persona, nga të cilët 794 909 janë të punësuar dhe 155 949 njerëz janë të papunë. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56.4 përqind, dhe shkalla e punësimit është 47.2 përqind.

Të dhënat tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2020 shkalla e papunësisë ishte 16.2, në të dytën 16.7 përqind, në të tretën 16.5 dhe në tremujorin e katërt 16.1 përqind. Në vitin 2019, shkalla e papunësisë ishte 17.3 përqind.

Nga numri i përgjithshëm i të papunëve në vitin 2020, 60.7 përqind ishin burra, 39.3 përqind gra,

Sipas moshës, shumica e të papunëve (98,362 persona) janë midis 25 dhe 49 vjeç.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *