Turqia bombardon kurdët/ Nis sulmet ajrore në veri të Sirisë

Observatori sirian për të drejtat e njeriut njoftoi se një “avion luftarak turk goditi pozicionet e  Forcave Demokratike Siriane (SDF) në rajonin Ain Issa”. Ky është sulmi i parë që nga “Operacioni Pranvera e Paqes” – fushata  ushtarake që Turqia e ndërmorri në vitin 2019 kundër SDF-së në Sirinë veriore.

Asokohe, operacioni u pezullua pas dy marrëveshjeve të negociuara nga Ankaraja së pari me Shtetet e Bashkuara dhe më pas me Rusinë, çka i lejoi Turqisë të merrte kontrollin e një “zone të sigurt” brenda Sirisë rreth 120 kilometra të gjatë dhe 32 kilometra në brendësi të territorit. Megjithatë zona në Ain Issa, mbeti në duart e forcave kurde.

Sulmet e fundit erdhën në kohën kur u shënuan përleshje të armatosura mes forcave të SDF-së dhe fraksioneve të mbështetura nga Turqia. Raportohet se ka pasur edhe viktima. Përplasjet mes dy palëve zgjatën përgjatë 24 orëve të fundit. Turqia i konsideron forcat siriano-kurde si një degëzim të paligjshëm terrorist të Partisë së Punëtoreve të Kurdistanit, të cilën ajo e ka shpallur të paligjshme. Por nga ana tjetër ata ishin një aleat kyc i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

26 thoughts on “Turqia bombardon kurdët/ Nis sulmet ajrore në veri të Sirisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *