Bllokimi i Kuvendit po çon në falimentim kompanitë dhe punonjësit e tyre

Afatet kalojnë, ndërsa asnjëra nga dhjetë masat për të cilat patjetër të kalojnë ndryshimet ligjore në Parlament nuk janë miratuar. Problemi më i madh për të cilin disa herë apelojnë sindikatat dhe Odat është ligji për ndihmë shtetërore për rrogat e shkurtit dhe marsit. Mund të ndodhë shumë punëtorë të ngelen pa rroga, por edhe pa punë. Aktivistët për drejtësi sociale thonë se deputetët nuk duhet të harrojnë se rrogën që e marrin është nga populli dhe për ta fituar atë duhet të punojnë për qytetarët.

Në situatë kur shumë kompani janë pranë humbjes dhe ato mjete mund t’a pengojnë humbjen, ato nuk zbatohen sepse duan të tregojnë në Parlament se kush është më i madh, dhe kjo është shumë e papërgjegjshme dhe kjo papërgjegjshmëri do të ketë efekt në përkeqësimin edhe më të madh të situatës ekonomike- deklaroi Zdravko Savevski, Instituti i Shkencave shoqërore.

 Ndërsa ekonomia pret masat, partitë politike vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën.

 VMRO-DPMNE asnjëherë nuk ka qenë kundër ndihmës për ekonominë, por për momentin ligj i tillë nuk i përshtatet për t’u miratuar vetëm LSDM-së sepse ata nuk kanë para në buxhet. Po të donin të njëjtin ligj, ata do kishin mundur ta votojnë në të njëjtën ditë kur votuan për të ashtuquajturën besueshmëri për Zoran Zaevin- pohoi Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM u përgjigj se VMRO është fajtor për ligjet ekonomike të bllokuara, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mbeten në qëndrimin se pa ligjin për shtetësi ata nuk do të ndalojnë së paraqitur amendamente për të gjitha propozim-ligjet. Përveç ligjit për mbështetje financiare të rrogave, është bllokuar edhe ndihma për prodhuesit e duhanit, zejtarët, turizmin dhe hotelierinë, transportuesit dhe sektorë të tjerë. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *