Dhjetë viktima dhe 705 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tre raste të vdekjes u regjistruan në Kamenicë, dy raste në Rahovec dhe nga një në Ferizaj, Fushë Kosovë, Pejë, Viti dhe Vushtrri.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,922 mostrave, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja po ashtu tha se 522 pacientë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 12,808.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 83,717 të tilla.

Prej tyre, 1,786 vetë kanë vdekur dhe 69,123 janë shëruar.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi të martën plan për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Ai tha se duhet të ulen rastet me koronavirus dhe të eliminohen vdekjet.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Dhjetë viktima dhe 705 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *