Gjermania vendos për zgjatjen e masave të izolimit

Pas bisedimeve disa orëshe, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e landeve gjithashtu ranë dakord për një bllokim pesë-ditor gjatë festës së Pashkëve.

Pothuajse të gjitha dyqanet do të mbyllen nga data 1 deri më 5 prill. Vetëm supermarketet do të lejohen të hapen më 3 prill.

“Tani jemi në një situatë shumë serioze”, tha Merkel në një konferencë për shtyp, duke e përshkruar variantin më vdekjeprurës dhe infektiv të koronavirusit – të identifikuar për herë të parë në Britani të Madhe – si një “pandemi e re”.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, ka qenë një mbrojtës i vendosjes së masave të izolimit. Ai tha se Gjermania mbase po kalonte periudhën më të rrezikshme të pandemisë.

Sipas tij, varianti i ri nuk ishte vetëm më infektues dhe vdekjeprurës, por ndikon më shumë sesa vetëm të moshuarit.

Vendimi për të zgjatur kufizimet erdhi pasi numri i të infektuarve për 100.000 banorë u rrit në mbi 100 gjatë javës së kaluar. Zakonisht një rritje e tillë detyron qeveritë të ndërmarrin masa më të ashpra të izolimit

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

115 thoughts on “Gjermania vendos për zgjatjen e masave të izolimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *