Në prag të sezonit turistik, Greqia lehtëson masat kundër Covid-19

Edhe për kundër valës aktuale, qeveria greke shpreson hapjen graduale të vendit për t’i dhënë një shtysë turizmit, boshtit kryesor të ekonomisë. Zyrtarisht sezoni i ri pritet të nisë në mes të muajit maj.

Ndërsa vazhdojnë vaksinimet, në ditët e ardhshme priten udhëzime se si do të funksionojë shpërndarja në farmacitë e vendit të testeve falas, si një mënyrë për kontrollin e sëmundjes.

Greqia ndodhet në valën e tretë të pandemisë, në një situatë ku me dhjetëra persona humbin jetën çdo ditë.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar një rritje të numrit të të intubuarve, që po kap shifrën prej gati 680 personash, më e larta prej fillimit të pandemisë.

Mediat lokale kanë publikuar foto të spitaleve që ngjajnë me zonat e luftës. Mesatarisht numri i shtrimeve ka arritur në 500 në ditë. Për të përballuar situatë, qeveria vendosi të mobilizojë 206 mjekë private për një muaj, në spitalet shtetërore. 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

24 thoughts on “Në prag të sezonit turistik, Greqia lehtëson masat kundër Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *