Mbi 100 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Sipas “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 100.369.788 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19. Katër vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë njerëz.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (22.846.556), Indi (11.181.253), Brazil (10.507.995) dhe Rusi (4.088.045). Më pas radhiten Britania e Madhe (3.694.155), Spanja (2.987.474), Turqia (2.844.681), Italia (2.732.482), Gjermania (2.433.800), Kolumbia (2.235.343), Argjentina (2.037.686), Meksika (1.740.254), Polonia (1.693.875) dhe Irani (1.549.649).

Ndërkohë në të gjithë botën 21.288.718 persona janë ende nën trajtim. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *