Covid-19 në Maqedoni, 930 raste aktive tek fëmijët

930 fëmijë në mbarë vendin janë të prekur nga koronavirusi. Shifrat për Alsat i konfirmon drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Shaban Memeti. Klinika e Fëmijëve tashmë është shndërruar në Qendër Kovid, ku për momentin të shtrirë janë 21 fëmijë pozitiv të moshës nga 1 muaj e gjysmë deri në 18 vjeç. Vetëm mbrëmë janë pranuar dhjetë fëmijë me Kovid. Drejtoresha e kësaj Klinike bën thirrje që fëmijët të mos grupohen nëpër ambiente të mbyllura.

Gjendja nuk është siç ishte më herët. Kur thuhej se fëmijët janë asimptomatik dhe se më lehtë e kalojnë virusin, tanimë kjo gjë nuk është kështu, çështja ka ndryshuar. Për momentin kemi 21 fëmijë, ndërkohë lëshojmë për në shtëpi në bazë ditore por 10 fëmijë kemi pranuar mbrëmjen e djeshme. Kryesisht tek fëmijët simptomat janë temperaturë e lartë, ndezje, mungesë oreksi për ushqim e cila mund të sjellë deri në dehidrim që është mjaft fatale tek fëmijët”, tha Aspazija Sofijanova, drejtore e Klinikës së Fëmijëve në Shkup. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Covid-19 në Maqedoni, 930 raste aktive tek fëmijët

  • 10/21/2021 at 14:52
    Permalink

    411354 858468Somebody necessarily assist to make seriously articles I may possibly state. That could be the extremely 1st time I frequented your internet page and to this point? I surprised with the research you made to make this actual put up remarkable. Wonderful task! 250303

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *