Lajçak thotë se së shpejti do të takohen Kurti dhe Vuçiq

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është shprehur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i parë mes kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të ndodhë brenda disa javësh.

Lajçak thotë se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm ta vazhdojnë më tej dialogun.

Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës, Lajçak beson se “ekziston një situatë e re”, sepse, sipas tij, “të dy bartësit e dialogut tani kanë mandat shumë të fuqishëm”.

Të premten e kaluar, Këshilli Evropian ka zgjatur mandatin e Mirosllav Lajçak deri në gusht të vitit 2022. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, në një letër urimi dërguar Kurtit shprehet se dialogu me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve, i ndërmjetësuar nga BE kërkon vëmendjen Albin Kurtit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Lajçak thotë se së shpejti do të takohen Kurti dhe Vuçiq

  • 11/05/2021 at 03:02
    Permalink

    467096 246341Come across back yard garden unusual periods of ones Are typically Weight reduction and every 1 one could be critical. 1 way state could possibly be substantial squandering through the diet. lose weight 964549

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *