Zaev: Së shpejti fillon hapi i parë i imunizimit masiv

Kryeministri Zoran Zaev pret që vaksinimi të jetë i pranuar në mënyrë sa më masive nga popullata, sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme për ti dhënë fund pandemisë. Vaksinat janë të sigurta, a për këtë dëshmon përvoja e vendeve tek të cilat deri tani është zbatuar imunizimi. Zaev theksoi se sa më shpejtë që të vaksinohemi, aq më shpejtë do ta mundim pandeminë e cila ndryshoi jetën në gjithë botën por dhe tek ne.

Informata se të dielën do të arrijnë 24 mijë vaksina përmes Kovaks sistemit e dinim që para tre ditëve, por mbrëmë ministrit Filipçe iu konfirmua dhe ai e publikoi atë. Me këtë mund të filloj hapi i parë i imunizimit masiv në vendin tonë”, deklaroi Zaev. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Zaev: Së shpejti fillon hapi i parë i imunizimit masiv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *