Komisioni Evropian: Ballkani Perëndimor së shpejti do të merr vaksinat kundër Covid-19

Përmes disa postimeve në Twitter, von der Leyen ka njoftuar se ka biseduar me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, të cilëve u ka thënë se BE-ja është “pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor”, për ta tejkaluar pandeminë e koronavirusit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se pas një bisede telefonike me presidenten Von der Leyen, ka marrë njoftimin për arritjen e 651 mijë dozave të vaksinave kundër Covid-19 në Ballkanin Perëndimor. Vaksinat do të shpërndahen sipas numrit të banorëve. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *