Koreja e Veriut paralajmëron SHBA: “Kujdes me deklaratat, mendoni mirë pasojat”

Dënimi që i bëri presidenti amerikan Joe Biden këtij testimi, konsiderohet tani nga Peniani si një hap i gabuar. Biden tha se raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut përbënin shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara  dhe një kërcënim për rajonin e për komunitetin ndërkombëtar.

Ai gjithashtu e këshilloi Penjanin që të ndalojë testet ushtarake, duke theksuar se “do të ketë përgjigje” nëse shkohet drejt një përshkallëzimi të situatës. Por për zyrtarin koreano-verior, Ri Pyong Chol, i cili mbikëqyri testin e raketës më 24 mars, deklarata të tilla nga një president amerikan përbëjnë shkelje të së drejtës se tyre si shtet për vetëmbrojtje dhe ato paraqesin një provokim.

Ai po ashtu tha se ndjen keqardhje që Biden shfaqi “armiqësinë e tij të thellë” dhe shtoi se nëse Shtetet e Bashkuara “vazhdojnë me deklarata të kësaj natyre pa i menduar pasojat, mund të përballen me diçka që nuk është e mirë”. Ai shtoi se Koreja e Veriut, do të vazhdojë ta rrisë “fuqinë e saj të jashtëzakonshme ushtarake”. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

116 thoughts on “Koreja e Veriut paralajmëron SHBA: “Kujdes me deklaratat, mendoni mirë pasojat”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *