Mickoski për vaksinimet në Serbi: Turp, kjo nuk do të harrohet!

Sot, kolonat e automjeteve për në Serbinë fqinje tregojnë më së miri mjerimin dhe paaftësinë e qeverisë dhe të Zoran Zaevit. Kjo gjithashtu tregon se sa njerëzit u besojnë autoriteteve që njoftuan për arritjen e vaksinave për nesër. Shteti ekziston për t’i shërbyer qytetarëve, vetëm në vendin tonë shteti ekziston për t’u vjedhur nga qeveria. Maqedonia po jeton vite më më të kqija sesa vitet e nëntëdhjetë, ne kemi arritur në pikën ku njerëzit menaxhojnë vetë situatën dhe luftojnë për jetën e tyre, ndërsa Qeveria nuk e bën asgjë për këtë. Mesazh për qeverinë: shikoni njerëzit tuaj, shikoni kolonat e automjeteve, ky është turpi juaj. Kjo nuk do të harrohet, do të ketë përgjegjësi”, ka shkruar Mickoski në Facebook. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Mickoski për vaksinimet në Serbi: Turp, kjo nuk do të harrohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *