Nesër vaksinimi masiv/ Në sheshin “Skënderbej” do vendosen sot çadrat

Në hapësirën e sheshit “Skënderbej” gjatë pasdites të kësaj të shtune do të nisin përgatitjen për ngritjen e disa tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Të pranishëm gjatë procesit të vaksinimit me vaksinën kineze Sinovac do të jenë edhe forcat e armatosura.
Deri më tani kanë mbërritur 192 mijë doza të vaksinës Sinovac ndërsa pritet sipas objektivave të qeverisë që brenda muajit qershor të vaksinohen 1.2 milionë shqiptarë. Por sipas të dhënave që prej fillimit të procesit të vaksinimit ka mbi 62 mijë shqiptarë të vaksinuar, ku përfshihen stafi mjekësor, mësues dhe të moshuar mbi 80 vjeç.
Gjatë ditës së sotme vijon vaksinimi i pedagogëve me vaksinën AstraZeneca në 4 institucione arsimore, te Universiteti i Arteve, te Bujqësori, te Universiteti i Mjekësisë si dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja si dhe të premten ka nisur edhe marrja e dozës së parë të vaksinës ruse Sputnik nga të moshuarit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

29 thoughts on “Nesër vaksinimi masiv/ Në sheshin “Skënderbej” do vendosen sot çadrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *