Regjistrohen 35 viktima dhe 1.320 raste të reja me Covid-19

Në Shkup  janë regjistruar 604 raste të reja, Kumanovë – 80, Manastir – 72, Veles – 62, Ohër – 60, në Kavadar dhe Shtip nga  44 raste të reja, Prilep – 43, Gostivar – 40, Gjevgjeli – 38, Tetovë – 29, Strumicë – 28, Negotinë – 23 , Strugë – 20, Koçani – 19, Kërçovë – 18, Në Radovish dhe Berovë janë regjistruar nga 10  raste të reja , në Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë nga 9  raste, Resnjë, Vinicë dhe Bogdanci nga 7 raste, Delçevë, Vallandovë dhe Krushevë nga 6, Demir Kapijë – 5, Probishtip, Kratovë dhe Pehçevë nga 4, kurse  në Makedonski Brod dhe Dojran janë regjistruar vetëm nga një rast.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 514 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 brenda 24 orëve e kanë humbur 35 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 126.230 raste, prej të cilëve 104.345 janë shëruar, kurse 104.345 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 18.243 raste aktive me virusin korona, 9159 prej të cilave vetëm në Shkup. Në vendin tonë gjithsej deri më tani janë realizuar 612.694 testime për Covid-19.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Regjistrohen 35 viktima dhe 1.320 raste të reja me Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *