Shembet një ndërtesë në Kajro, raportohet për viktima dhe të plagosur

Zyra operacionale e krizave të guvernatorit u informua në orën 3:00 të mëngjesit për shembjen e një ndërtese të përbërë nga një bodrum, një kat përdhes dhe 10 kate” në rrethin Gesr Suez, në lindje të Kajros, thuhet në deklaratë.

Por bilanci përfundimtar mund të jetë më i rëndë. “Khaled Abdel Aal, guvernatori, menjëherë shkoi në vendin e aksidentit i shoqëruar nga forcat e mbrojtjes civile”, vijon deklarata. Ai urdhëroi “formimin e një komiteti ekspertësh” për të inspektuar ndërtesat përreth dhe për të vlerësuar dëmet e aksidentit, raporton A2.

Supozohet se shembja ka ndodhur për shkak të një shpërthimi në një fabrikë të vendosur në katin përdhes. Forcat e Mbrojtjes Civile vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kërkuar viktima të tjera nën rrënoja.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Shembet një ndërtesë në Kajro, raportohet për viktima dhe të plagosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *