Punëtorët në Maqedoni hezitojnë të denoncojnë mobingun

Shumë të punësuar hezitojnë të paraqesin rastet kur punëdhënësi shkel të drejtat  e tyre apo ushtron mobing, nga frika se  mund të humbin vendin e punës. Edhe pse në vitin 2013 është sjellë Ligji për Mbrojtje nga Shqetësimet në vendin e punës, sipas Sllobodan Trendafilov, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ligji ka shumë paqartësi gjë që shkakton pasiguri tek të punësuarit. Ata paralajmërojnë propozime konkrete për ndryshime në ligj.

Ndoshta konsiderojnë se ligji nuk është i qartë sa duhet dhe nuk mund të mbrojë të drejtat e tyre si të punësuar.  Janë përgatitur 3 padi në vitet e kaluara, dhe janë ndjekur procedurat ligjore që ende s kanë përfunduar. Por shumicën i kemi zgjidhur përmes marrëveshjeve.  Diçka që në e  kemi evidentuar si mangësi është pjesa e paqartë e direktivave të ligjit për mobing.Mangësitë janë si ligjore ashtu edhe sistemore në këtë problem”, tha Slobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Gjatë vitit 2020, Inspektorati i Punës ka realizuar 941 inspektime. Numri i parregullsive të konstatuara gjatë vitit të kaluar është shumë herë më i vogël krahasuar me vitin 2019, 52 kundrejt 196. Megjithatë, nga Inspektorati i Punës thonë se ky dallim mund të shpjegohet me faktin se në periudhën e pandemisë inspektimet janë fokusuar kryesisht tek respektimi i protokolleve për mbrojtje nga virusi korona. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

19 thoughts on “Punëtorët në Maqedoni hezitojnë të denoncojnë mobingun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *