Ekonomia në pandemi/ Kosovë, bizneset raportojnë rënie të konsiderueshme

Rreth 29 mijë punëtorë kanë humbur pagën e tyre në kohë pandemie. Një në katër ndërmarrje ndërkohë ka vonuar pagat ose nuk i ka paguar fare punëtorët për një periudhë të caktuar. Këto janë gjetjet e një studimi të bërë nga TLB Alumni, me ekspertin e ekonomisë, Edison Jakurti që thotë se 88 për qind e bizneseve në vend ka patur rënie si pasojë e krizës globale të shëndetit publik.

Jakurti: 88 përqind e bizneseve deklarojnë që kanë pasur rënie në qarkullim

“Diku 88 përqind e bizneseve në sektorin privat deklarojnë që kanë pasur rënie në qarkullim kur e krahasojnë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar… Tek efektet në operim diku vetëm 1/3 e bizneseve thonë që operojnë me kapacitet të plotë. Mbi 50 përqind e bizneseve thonë që operojnë me kapacitet të pjesshëm për shkak të ndikimit që ka pasur pandemia….

Jakurti po ashtu thotë se një numër shumë i madh biznesesh kanë raportuar rënie të qarkullimit në masën mbi 60 për qind ndërsa një e treta e tyre kanë anuluar krejtësisht shitjet.

Jakurti: 1/3 e bizneseve ka ndaluar shitjet komplet
“Efektet e pandemisë dhe një prej karakteristikave të kësaj krize ekonomike ka qenë se ishte një goditje edhe në ofertë dhe në kërkesë. Kjo e ka bërë situatën të komplikuar.

Në mënyrë të vecantë katër sektorë të ekonomisë janë goditur më rëndë nga pandemia, mes tyre sektori i prodhimit. Ndërkohë që rritje ka patur eksporti i mallrave në vendet e huaja. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

18 thoughts on “Ekonomia në pandemi/ Kosovë, bizneset raportojnë rënie të konsiderueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *