Abdixhiku: LDK merr pjesë në votimin e Osmanit, vota për të është vendim i deputetëve

Me forcën politike që kemi momentalisht kam pasur dy mundësi, një të mos marrë pjesë në seancë ose të jemi pjesë e zhvillimeve”.

“Kemi zgjedhur këtë të dytën, kemi bërë kështu sepse këtë rrugë LDK-ja e ka ndjekur përherë. Kemi diskutuar për pozitën apolitike të zonjës Osmani si presidente. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë”.

Abdixhiku tha se pas një diskutimi, të gjithë janë ranë dakord që LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në votim, pa paragjykuar vendimin e deputetëve. Këtë vendim ua kam komunikuar deputetëve dhe pres që secili prej tyre të mos e pengojë kursin e ri të LDK-së. Pres që secili të sillet si institucionalist”, tha Abdixhiku./Klan Kosova

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

75 thoughts on “Abdixhiku: LDK merr pjesë në votimin e Osmanit, vota për të është vendim i deputetëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *