Merkel: Kur të më vijë radha, do të vaksinohem edhe me AstraZeneca

Kancelarja Merkel është 67 vjeç dhe është pjesë e grupit të popullsisë për të cilin Komisioni Gjerman i Vaksinimit (Stiko) rekomandon përdorimin e vaksinës anglo-suedeze.

Në mbrëmje, pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn, Merkel tha se “ne nuk mund të injorojmë” atë që ka thënë Komisioni dhe atë që Konferenca e Ministrave të Shëndetësisë ka vendosur në lidhje me administrimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit mbi 60 vjeç”.

“Për fat të mirë, ne mund të mbështetemi në disa vaksina” vazhdoi kancelarja.

Spahn pranoi se nëse të gjitha vaksinat marrin miratimet siç pritet, atëherë popullata mund të vaksinohet deri në fund të verës.

Një ditë më parë Agjencia Europiane e Barnave regjistroi vaksinën AstraZeneca me një tjetër emër, ku ne simptomat e mundshme u shtua edhe pjesa që vaksina mund të shkaktojë mpiksje të gjakut, duke kthyer në vëmendje arsyen pse disa shtete evropiane ende nuk e lejojnë përdorimin e saj.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

140 thoughts on “Merkel: Kur të më vijë radha, do të vaksinohem edhe me AstraZeneca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *