ESHS: Sot nuk do të nis regjistrimi në terren

Duke pasur parasysh situatën e re në lidhje me Regjistrimin 2021, dhe në përputhje me Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Vendbanimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për 2021, deri në përfundim të procedurës në Kuvendin e RVM-së, që pritet shumë shpejt, Enti Shtetëror i Statistikave nuk do të fillojë aktivitetet e regjistrimit në terren”, thuhet në njoftimin e ESHS-së.

ESHS vlerëson se ka kohë të mjaftueshme për zhvillimin e operacionit statistikorë, edhe në rast se i njëjti nuk shtyhet për në shtator.

“Gjatë pritjes së epilogut në Kuvendin, Enti do të kontrollojë edhe një herë të gjitha aktivitetet organizative dhe teknike në terren për të qenë edhe më të sigurt nëse gjithçka është gati për një fillim të mundshëm të regjistrimit në terren”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, nisma që duhet të shtyje regjistrimi për në shtator është me yll te Bashkimit Evropian. Fillimisht në seance plenare në Kuvend duhet të miratohet nevoja për ndryshimin e Ligjit, me pas vijon debat dy dite ne komision dhe me pas kalon përsëri në seance plenare. Ligji miratohet me shumicë të thjeshtë dhe me badenter. Sipas ligjit ne fuqi, regjistrimi duhet te filloje sot. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

18 thoughts on “ESHS: Sot nuk do të nis regjistrimi në terren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *