Kosovë, 10 viktima dhe 793 raste të reja me Covid-19

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç) ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja dalin pas testimit të 4.033 mostrave.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 755 pacientë.

Që prej 13 marsit të kaluar, e deri më 2 prill Kosova ka regjistruar 92.198 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.894 pacientë kanë humbur jetën dhe janë shëruar 76.402 persona.

Raste aktive janë 13.902.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *