Autoritetet shfajësohen për numrin e lartë të vdekjeve nga virusi, Filipçe: Ka pacientë me pasqyrë të rëndë klinike

Mund të them se për të gjithë pacientët, kolegët bëjnë gjithçka … Ka me të vërtetë pacientë në forma shumë të rënda, ata trajtohen sipas standardeve, por fatkeqësisht, edhe sot kemi shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë. Pavarësisht nga masat e marra, për fat të keq, te disa pacientë trajtimi nuk ka efekt. Ka pacientë me një pasqyrë klinike dhe manifestim, që vërtet disa nga kolegët, veçanërisht ekspertët në fushën e pulmonologjisë dhe mjekësisë infektive nuk i kanë parë deri më tani. Manifestimi te mushkëritë, manifestimi te gjaku, thjesht nuk ka përgjigje ndaj terapisë – tha Venko Filpçe, Ministër i Shëndetësisë.

Vaksinimi masiv i shumëpritur fillon të hënën. Në “A1 Arena, Qenra Sportive Boris Trajkovski” do të vaksinohen punonjës të policisë dhe ushtrisë, gazetarë, shërbime të Qytetit të Shkupit dhe të tjerë, d.m.th. ata që kanë shumë kontakte për shkak të natyrës së profesionit. Ata do ta marrin vaksinën ruse, që Serbia ia dhuroi vendit. Administrata e angazhuar dhe punëtorët shëndetësorë në palestër do të punojnë në dy ndërrime çdo ditë. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *