Kreditë konsumatore dhe banesorë më të kërkuarat nga qytetarët

Kreditë konsumatore dhe ato të banesore, janë produktet më të kërkuara të kredisë së qytetarëve, nga bankat. Në dy muajt e parë të këtij viti, kreditë totale të marra nga qytetarët dhe kompanitë u rritën për 4.4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020. Borxhi i përgjithshëm i qytetarëve dhe kompanive arriti në 5.8 miliardë euro, nga të cilat rreth 3 miliardë janë kredi për amvisëri. Qytetarët thonë se huazimi nga bankat është bërë i nevojshëm për të përmbushur nevojat themelore.

Kreditimi i popullatës vazhdon me shkallë solide, por më e ngadalësuar se periudha e kaluar për rreth 7%, ndërsa rritje më të madhe në kreditimin e popullatës shënojnë kreditë banesore, diku me 13%, ndërsa konsumi është ngadalësuar me rreth 6-7%  – deklaroi Anita Angellovska Bezhovska, Guvernatore e BPM.

Nga ana tjetër, në kushte të krizës më të madhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia me Korona virusin, për 4.6% është rritur kursimi që qytetarët i ruajnë në kompani dhe banka. Kursimet e përgjithshme arrijnë 7 miliardë euro prej të cilëve 4 miliardë janë kursime të qytetarëve në banka. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

92 thoughts on “Kreditë konsumatore dhe banesorë më të kërkuarat nga qytetarët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *