Parandalimi i diabetit të tipit 2 tek gratë përmes regjimit mesdhetar

Ky indeks mat efektin e ushqimit në nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak. Ushqimet mund të grupohen në: kategori me indeks glicemik të ulët, të moderuar dhe të lartë. Ato me indeks të lartë glicemike, rezultojnë në rritje më të shpejtë të insulinës dhe sheqerit në gjak. Ndërsa grupi që përfshin produktet me indeks të ulët glicemik, ndihmojnë në menaxhimin e sheqerit në gjak, kryesisht për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme.

Studime të ndryshme listojnë këshillat e mëposhtme:
Drithërat, arrat, farat, pemët dhe perimet, janë mundësitë më të mira për të parandaluar ose për të menaxhuar diabetin e tipit 2. Zgjedhja e ushqimeve me fibra bimore ( që kanë indeks të ulët glicemik), të tilla si patatet e ëmbla, elbi, kinoa dhe tërshëra janë shumë të dobishme për të parandaluar diabetin por edhe njerëzit me diabet. Dieta mesdhetare ka elementë shumë të shëndetshem, siç është vaji i ullirit, i cili zëvendëson mjaft mirë vajrat dhe yndyrnat e tjera të dëmshme si gjalpi dhe margarina.

Gjithashtu avokadot, arrat dhe peshqit janë disa nga ushqimet karkateristike të kësaj diete, ta pasura me yndyrna të shëndetshme. Ndërsa kur bëhet fjalë për proteinat shtazore, këshillohet konsumi i peshkut të paktën dy herë në javë dhe marrja e proteinave të tjera shtazore nga mishi i pulës, vezët dhe produktet e qumështit disa herë gjatë javës. Një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, tregoi se ato gra që në regjimin e tyre ushqimor kishin përfshirë ushqime nga diteta mesdhetare ishin më pak të prirura për të zhvilluar diabet të tipit dy. Megjithatë studiuest shpjegojnë se edhe pse ushqimi luan një rol kyç në shëndetitn tonë, duhet të kalojë një kohë e konsiderueshme që ju të shihni përfitimet shëndetësore prej tij./AgroWeb

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

75 thoughts on “Parandalimi i diabetit të tipit 2 tek gratë përmes regjimit mesdhetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *