Dje 37 viktima dhe 301 raste të reja me Covid-19 në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.431 teste të kryera janë regjistruar 301 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.091pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 37 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 135.167 raste, prej të cilëve 110.388 janë shëruar, kurse 3.977 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.802 raste aktive me virusin korona.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

135 thoughts on “Dje 37 viktima dhe 301 raste të reja me Covid-19 në vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *