Opozita shqiptare nuk heq dorë nga kërkesat për ligjin e shtetësisë
Jemi në pritje të takimit me kryeministrin Zaev sa i takon harmonizimit të qëndrimeve mbi propozim-Ligjin për shtetësi. Deri tani nuk kemi përcaktuar datë ose moment. Shpresojmë në atë që tha kryeministri që të mërkurën ose të enjten do të ndodhë takimi i kryeministrit me liderët tanë dhe të bëjmë përpjekje që ta rrumbullakojmë edhe këtë ligj- deklaroi Ilmi Aziri, Deputet i ASH-së.
Zaev nuk ka takuar ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovskin dhe atë të Drejtësisë, Bojan Mariçiq për t’u koordinuar para takimit me liderët e opozitës shqiptare. Nga LSDM thonë se derisa Mariçiq ndodhet në vizitë jashtë vendit, nuk mund të pritet takim koordinues. Takimin me Selën dhe Gashin kryeministri Zaev e paralajmëroi dy ditë më parë. Nuk përjashtohet mundësia që takimi mes liderëve të zhvillohet javën e ardhshme. Als/
Glad to be one of the visitors on this awing internet site : D.