SHBA kundër pasaportës së vaksinimit

“Qeveria nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë një sistem që kërkon që amerikanët të kenë një certifikatë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Nuk do të ketë asnjë bazë të dhënash federale për vaksinimet, as ndonjë detyrim federal që kërkon që të gjithë të marrin një certifikatë vaksinimi”, shtoi ajo, citojnë mediat amerikane.

Disa vende kanë zbatuar ose po planifikojnë të prezantojnë një “pasaportë” shëndetësore që tregon se një individ është vaksinuar kundër COVID-19, në mënyrë që të lehtësojnë rifillimin e tubimeve të mëdha dhe udhëtimeve.

Sidoqoftë, ideja ka ngritur kritika dhe shqetësime të forta në lidhje me diskriminimin e mundshëm dhe mbrojtjen e të dhënave private.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

380 thoughts on “SHBA kundër pasaportës së vaksinimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *