Spitali infektiv i stërmbushur plotë, spitali modular funksional nga sonte

Nuk ka nevojë për panik, sistemi shëndetësor është i gatshëm të merret me situatën, por masat dhe rekomandimet duhet të respektohen në përpikshmëri, thotë Ministri Filipce
Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, të gjitha shtretërit janë mbushur dhe nga sonte aktivizohet spitali modular i vendosur afër ndërtesës klinike. Ky informacion për “360 gradë” u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.

“Vala e vjeshtës e pacientëve të rinj nga Covid-19 ka rritur numrin e pranimeve në Klinikë, kështu që nga pasdite të gjitha shtretërit janë mbushur. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke e vënë në funksion departamentin modular “.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0